Site logo

Ntreg

Edi “i dashuruar” jashtë shtëpisë – Çfarë po ndodh në BBVK?

Edi,një ndër banorët më të komentuar dhe karizmatikë të Big Brother VIP Kosova 4, duket se mund të mos ketë hyrë plotësisht “single” në shtëpinë më të famshme.

Dyshimet u ndezën gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetarja Blerina Shoshi tregoi se redaksia ka marrë një fotografi të Edit së bashku me një vajzë zeshkane.

“Na ka ardhur një foto në rrjetet tona, ku shihet Edi me një vajzë gjatë verës. Sipas personit që e ka dërguar, imazhi është vetëm pak muaj i vjetër. A do të thotë kjo se Edi ka lënë një lidhje të hapur jashtë?”, u shpreh Shoshi drejtpërdrejt në studio.

Ky detaj ka ndezur menjëherë diskutimet, duke hapur një tjetër kapitull intriguese rreth jetës private të Edit.

Të fundit