Rrjetet sociale kanë qenë këto ditë plot me thashetheme për një histori dashurie në zhvillim mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorëve të njohur të “Big Brother VIP Kosova 3”.
Mesazhet e koduara që të dy kanë lënë në profilin e tyre nuk kanë lënë vend për dyshim, ndërsa intervista e fundit e Anisës, ku ajo u shpreh me fjalët enigmatike “As s’po thom jo e as s’po thom po. Nashta”, ndezi edhe më shumë zërat për një lidhje mes tyre. Edhe Edi e ripostoi këtë intervistë në profilin e tij, duke konfirmuar indirekt.
Sot, Edi postoi në InstaStory një foto të një shishe Coca-Cola me emrin “Anisa” mbi të, duke treguar në mënyrë diskrete, por të qartë, lidhjen që kanë.
Duket se Edi dhe Anisa po shijojnë momente të veçanta bashkë në Bajram Curr të Tropojës, ku ai u shfaq duke u freskuar me këtë pije që mban emrin e saj.
Për ndjekësit e tyre, pyetja mbetet: Kur do të dalin me një foto krah njëri-tjetrit? Me gjithë këtë intensitet dhe dashuri në distancë, kjo ditë nuk duket larg.







