Site logo

Ntreg

Eduart Kuqi mbron Jozin: “Unë do reagoja më keq! – Jozi nuk ka faj fare!”

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ishte së fundmi i ftuar në rubrikën “Koment për Koment”, ku iu përgjigj disa prej reagimeve të ndjekësve.

Ndër komentet e lexuara, njëri i rikthehej përplasjes mes Jozit dhe Gjestit, ku Edi ishte parë duke mbështetur këngëtarin pejan. Ai pranoi se ndoshta nuk duhej të kishte reaguar fare në atë moment, por nga një tjetër perspektivë, u shpreh se mund t’i japë të drejtë Jozit për mënyrën si reagoi.

“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë. Kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por tani kur e analizoj më qetësisht, duhet ta pranoj se Jozi nuk ka pasur faj. Neve si Dukagjin pak na ka penguar, por në thelb nuk e meritonte kritikat,” tha Eduarti.

Ai shtoi gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij dyjavor në shtëpinë e BBVK-së nuk kishte arritur ta toleronte Gjestin, duke nënvizuar se për të, bashkëjetesa me të do të kishte qenë edhe më e vështirë nëse do të kishte qëndruar më gjatë.

“Nuk kam kontakte me asnjërin prej tyre. Por nëse do të isha në vend të Jozit, ndoshta do të kisha reaguar edhe më keq. Ai e kishte paralajmëruar – ‘mos më provoko më’ – por provokimi ndodhi gjithsesi. Në situata të tilla, çdo njeri reagon ndryshe,” u shpreh Kuqi.

Deklaratat e tij kanë ngjallur diskutime në rrjet, veçanërisht mes ndjekësve të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Të fundit