“Efekti i nominimit?!” – Puthe e përqafime, Ina dhe Keijsi më të afërt se kurrë

“Efekti i nominimit?!” – Puthe e përqafime, Ina dhe Keijsi më të afërt se kurrë

Ina dhe Keijsi, dy prej banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, të cilët ndodhen aktualisht në televotim së bashku me Erikun dhe Mateon, duket se janë afruar ndjeshëm pas nominimit.

Presioni i këtij nominimi ka ndikuar në afrimin e dyshes, të cilët janë parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime brenda shtëpisë. Që në orët e para të mëngjesit, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Teksa Ina ndodhej përpara pasqyrës e veshur me pizhame, ajo iu afrua Keijsit, i cili ishte shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me një përqafim të ngrohtë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se marrëdhënia mes tyre po forcohet gjithnjë e më shumë, edhe pse ndodhen në një moment delikat për shkak të televotimit.

Nga ana tjetër, Keijsi ka qenë i përfshirë më herët edhe në një lidhje sentimentale me Stelinën, e cila ndodhet po ashtu në shtëpinë e BBVA-së, çka e bën situatën edhe më të ndërlikuar.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie në vijim dhe si do të ndikojë nominimi në rrugëtimin e tyre në lojë.

Të fundit