Një video e publikuar së fundmi ku Egli Tako shihet teksa përgatitet tek grimierja e njohur Sellma Kasumoviq ka ngjallur debat në rrjetet sociale. Videoja fillon me një lodër “Labubu” në dorën e saj dhe pyetjen: “Ju kujton dikë ky?”, çka ka nxitur spekulime mes ndjekësve.
Disa fansa të këngëtarit Gjesti, për arsye që nuk janë të qarta publikisht, kanë interpretuar këtë si një “diss” të mundshëm ndaj tij. Dy ditë më pas, motra e artistit, Blerina, publikoi një video të ngjashme, ku shfaqet me një lodër në formë gomari dhe shprehet: “Sa njeriu është si ky”.
Ngjashmëria në formën dhe përmbajtjen e videove ka shtuar bindjen e ndjekësve se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje direkte ndaj Eglit. Kjo ka mjaftuar që reagimet në rrjet të jenë të shumta, duke interpretuar veprimin e Blerinës si një krahasim nënçmues ndaj këngëtares.
Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë nga palët, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë marrë situatën si një përplasje publike mes tyre.








