Site logo

Ntreg

Egli e quan lojë, Gjesti i kthehet: “Je obsesionuar me mua?!”

Egli e quan lojë, Gjesti i kthehet: "Je obsesionuar me mua?!"

Gjesti dhe Egli, historia që nuk mbaron: Reagimi i papritur ndez sërish debatet

Romanca mes Egli Takos dhe Gjesti-t, e cila lindi brenda mureve të Big Brother Albania, duket se nuk i shpëton dot rikthimit në qendër të vëmendjes.

Pak ditë më parë, e ftuar në “The Dalina Show”, Egli foli hapur për lidhjen e dikurshme, duke e cilësuar si një afrim të ndikuar nga rrethanat dhe jo një dashuri të vërtetë.

“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të forta dhe më intensive. Por kjo nuk kishte lidhje me ndjenja të thella. Ishte më shumë lojë, një iluzion. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur,” – tha ajo.

Ajo shtoi se për një periudhë mund ta ketë besuar këtë ndjenjë, por sot e sheh si një eksperiencë kalimtare:
“Nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, më bënte të qeshja, por kaq. Dua ta kujtoj si një shok të asaj kohe.”

Deklarata që ndezi reagimin e Gjesti-t nuk vonoi. Ditën e sotme ai publikoi një Instastory ku dëgjohej një këngë me vargje të ngjashme me ato që i kishte thënë dikur Eglit brenda shtëpisë:
“Ajo që ndjen ti nuk është dashuri, por obsesion, një iluzion në mendjen tënde.”

Fansat e lexuan këtë si një kunj të drejtpërdrejtë ndaj fjalëve të Eglit, duke hapur sërish debatin për një marrëdhënie që edhe pse e shkuar, vazhdon të ngjallë interes.

Mbetet për t’u parë nëse Egli do të kthejë përgjigje, por një gjë është e sigurt: kjo “lojë me deklarata” po i mban ndjekësit të ngujuar pas ekranit edhe shumë muaj pas mbarimit të Big Brother Albania.

Të fundit