Site logo

Ntreg

Egli mbyll kapitullin me Gjestin /Tregon vendimin përmes rrjeteve sociale

Duket se lidhja mes Eglit dhe Gjesti po shkon drejt një përfundimi të qartë. Egli ka marrë një hap domethënës që lë pak vend për dyshime: ka hequr nga Instagrami videot e përbashkëta me Gjestin, përfshirë edhe ato nga përvoja e tyre në “Big Brother”.

Ky veprim i qartë ka ndezur menjëherë spekulime për një krizë serioze në çift, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë.

A është ky fundi i një romance të shumëpërfolur apo thjesht një pauzë e përkohshme? Egli duket se ka vendosur të flasë përmes veprimeve, ndërsa e vërteta e plotë mbetet vetëm në duart e dyshes.

Të fundit