Egli surprizon me pamjet nga klipi i ri – kujton Kida-n dhe Xhensilën

Kënga më e re e Egli Sharës pritet të publikohet së shpejti, dhe fansat janë tashmë të entuziazmuar pas publikimit të pamjeve të para nga videoklipi, shkruan “Kosovarja”.

Në këto pamje, Egli shfaqet me një transformim të dukshëm në stil dhe paraqitje, duke tërhequr vëmendjen me një look që i kujtoi ndjekësve një përzierje mes Kida-s dhe Xhensila Myrtezës.

Projekti muzikor, i titulluar “Baby”, premton të sjellë atmosferë verore dhe ritme që mund të kthehen në hit sezoni. Egli, përmes postimeve të saj, ka lënë të kuptohet se kjo është vetëm nisja e një vere plot surpriza nga ajo.

Egli surprizon me pamjet nga klipi i ri – kujton Kida-n dhe Xhensilën

Të fundit