Site logo

Ntreg

Egli Tako dhe Fifi bashkojnë forcat për një këngë që premton shumë

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, po e shfrytëzon në maksimum vëmendjen e fituar nga reality show. E njohur për karizmën dhe stilin e saj unik, Egli ka nisur me hapa të sigurt rrugën drejt ndërtimit të një karriere muzikore të qëndrueshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar këngën e saj të parë pas daljes nga BBVIP, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Me komente pozitive dhe mbështetje të fortë nga ndjekësit, Egli ka dëshmuar se është gati për të lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Egli është shfaqur së fundmi pranë këngëtares së njohur Fifi, duke konfirmuar zërat për një bashkëpunim të ri mes tyre. Dy artistet janë në përgatitje për një projekt muzikor që pritet të publikohet së shpejti, ndonëse tematika e këngës mbetet ende e pazbuluar.

Ky duet i papritur ka ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët mezi presin të dëgjojnë se çfarë kanë përgatitur dy prej emrave më të përfolur të muzikës dhe showbiz-it shqiptar.

Të fundit