Egli Tako drejt ‘Big Brother VIP Fan Club’? Ja si përgjigjet ish-finalistja!

Egli Tako drejt ‘Big Brother VIP Fan Club’? Ja si përgjigjet ish-finalistja!

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French”, ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka ndarë me publikun disa detaje të reja për planet e saj profesionale, përfshirë edhe mundësinë që të shfaqet si moderatore në ekran.

Në intervistë, Egli foli për projektin e saj aktual “Yes Day”, për përvojën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe për synimet e ardhshme në karrierë. Ajo u shpreh se pas përfundimit të “Yes Day”, është duke menduar për diçka të re, por preferon të mos zbulojë ende detaje:

“Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk më pëlqen të parashikoj të ardhmen, por gjithmonë kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por s’mund ta them konkretisht tani,” – tha Egli.

Në një moment, moderatorja Lei e pyeti direkt nëse do të dëshironte të prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”, dhe përgjigjja e Eglit nuk la vend për dyshime:

“Me thënë të drejtën, patjetër që po. Nëse do të më besohej, do isha shumë e lumtur. Por nuk jam nga ata njerëz që shkojnë t’i ngacmojnë të tjerët apo të thonë ‘shiko, jam edhe unë’. Kush ka kompetencën e përzgjedhjes, e di shumë mirë çfarë vlerash kam dhe nëse e meritoj, pse jo.”

Me këtë deklaratë, Egli la të kuptohet se është e hapur ndaj sfidave të reja në ekran, ndërsa fansat kanë filluar të spekulojnë nëse ajo mund të jetë moderatorja e re e “Big Brother VIP Fan Club” për edicionin e ardhshëm.

Të fundit