Site logo

Ntreg

Egli Tako kapet ngushtë! Në emisionin e saj ia kujtojnë dasmën me Gjestin

Egli Tako kapet ngushtë! Në emisionin e saj ia kujtojnë dasmën me Gjestin

Në puntatën e parë të emisionit të ri të Egli Takos “Yes Day”, publiku jo vetëm që u argëtua, por edhe pati surpriza të papritura.

Një nga pjesëmarrësit nuk nguroi t’ia kujtonte martesën me Gjestin, duke e vënë bukuroshen në një situatë disi të sikletshme.

“Egli, kam zgjedhur ‘Sara Event’ sepse më ka pëlqyer shumë dasma jote në ‘Big Brother Vip’,” u shpreh ai mes duartrokitjeve të publikut.

Edhe pse momenti e zuri paksa në befasi, Egli e kaloi me sportivitet, duke e marrë me buzëqeshje.

Emisioni u mirëprit ngrohtësisht nga ndjekësit, por ky episod i parë tregoi se të papriturat do të jenë gjithmonë pjesë e “Yes Day”.

Të fundit