Site logo

Ntreg

Egli Tako mahnit me pozat e reja: “Ngeli pak bakllava nga Bajrami”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka tërhequr vëmendje me disa foto të reja të postuara në Instagram, ku shfaqet më elegante se kurrë.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe një kapele që i shton finesë pamjes, Egli ka spikatur menjëherë me stilin dhe pozat e saj.

“Ngeli pak bakllava nga Bajrami,” ka shkruar me humor në përshkrimin e postimit, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit që e komplimentuan për pamjen dhe sharmin.

Krahas vëmendjes për pamjen, Egli ka qenë në qendër të mediave edhe për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit me këngëtaren Filloreta Raçi – Fifi. Projektet e përbashkëta muzikore mes tyre janë fshirë nga YouTube, duke lënë të kuptohet se raporti profesional është ndërprerë.

Pas daljes nga BBVA 4, Egli ishte nën menaxhimin e Fifit, por tashmë ajo do të ndjekë rrugën e saj artistike si solo artiste. Në një reagim publik, Egli theksoi: “Ne jemi njerëz para se të jemi artistë.”

Egli Tako mahnit me pozat e reja: “Ngeli pak bakllava nga Bajrami”
Egli Tako mahnit me pozat e reja: “Ngeli pak bakllava nga Bajrami”

Të fundit