Ish-banore e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga reality show.
Në fotot e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka tërhequr sytë e ndjekësve me një ndryshim të dukshëm: buzët e saj duken shumë më të trasha dhe më voluminoze se më parë.
Sipas revistës “Kosovarja”, Egli duket se ka përdorur lapsin e buzëve dhe makijazhin për t’u dhënë më shumë formë e plotësi. Megjithatë, ky look i ri ka hapur diskutime të shumta mes fansave – disa e komplimentojnë për guximin, të tjerë e shohin si ekzagjerim.
Një gjë është e qartë: Egli i do buzët e trasha, edhe pse natyra nuk ia ka dhuruar të tilla. Dhe këtë herë, ajo duket se ka vendosur t’i bëjë realitet dëshirat e saj.

