Site logo

Ntreg

Egli Tako në telashe financiare dhe përplasje me bashkëpunëtorët

Egli Tako në telashe financiare dhe përplasje me bashkëpunëtorët

Këngëtarja Egli Tako ka habitur ndjekësit me një njoftim të papritur në rrjetet sociale, ku bëri me dije mbylljen e kanalit të saj të fansave “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë dhe menaxhimin e tij.

Në një postim në “Instagram”, ajo shprehu zhgënjimin dhe kërkoi nga ndjekësit që të bëjnë unsubscribe:

“Zemrat e mia, ky kanal nuk është më në pronësinë time. Ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe ju ftoj të largoheni nga ai, pasi nuk do të ketë më asnjë lidhje me mua në të ardhmen.”

Egli shtoi se së shpejti do të hapë një kanal të ri zyrtar, ku do të publikojë projektet e ardhshme muzikore, duke lënë të kuptohet se situata aktuale ka shkaktuar probleme në vazhdimësinë e punës së saj.

Të fundit