Site logo

Ntreg

Egli Tako, probleme dhe dëmtim serioz me kordat – Sqaron gjithçka për publikun

Pas reagimeve të shumta që pasuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën emocionale “A vritet pafajësia”.

Në një postim në rrjetet sociale pas koncertit, Egli ndau me ndjekësit një mesazh personal, duke bërë të ditur se prej tre muajsh është duke iu nënshtruar një trajtimi të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale. Ajo sqaroi se ky problem shëndetësor ka ndikuar ndjeshëm në zërin dhe performancat e saj të fundit.

Pavarësisht sfidave, këngëtarja theksoi përkushtimin e saj për të vazhduar të këndojë me pasion dhe për të sjellë emocione të sinqerta për publikun, veçanërisht përmes repertorit me tematikë kombëtare.

Egli Tako, probleme dhe dëmtim serioz me kordat – Sqaron gjithçka për publikun

Të fundit