Site logo

Ntreg

Egli Tako rrëfen ndarjen me Olsi Bylykun: “Në krah të tij qëndrova në hije”

Egli Tako rrëfen ndarjen me Olsi Bylykun: “Në krah të tij qëndrova në hije"

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, këngëtarja Egli Tako ka folur hapur për marrëdhënien disa-vjeçare me aktorin dhe moderatorin Olsi Bylyku.

Ajo rrëfeu se në atë kohë, për shkak të moshës dhe eksperiencës së vogël, shpesh zgjodhi të qëndronte pas për të mbështetur partnerin:

“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen që njëri duhet të bëjë një hap pas. Unë shpesh lija veten mënjanë që ta mbështesja atë. Nuk e di sa u kuptua ose u vlerësua kjo.”

Egli theksoi se ky ishte një gabim, pasi çdo njeri duhet të ndjekë ëndrrat e veta:
“Është shumë gabim të mos mendosh për veten. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë.”

Megjithatë, këngëtarja theksoi se nuk është penduar për atë periudhë dhe e sheh si pjesë të një etape të rëndësishme të jetës:
“Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e përpjekjes që bëmë së bashku.”

Të fundit