Bes Kallaku duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale dhe këtë herë nuk ka lënë vend për dyshime. Aktori i njohur i humorit ka ndarë së fundmi një moment shumë domethënës në Instagram, duke konfirmuar se zemra e tij nuk është më vetëm.
Përmes një Story që ka trazuar rrjetin, Besi publikoi një foto ku shfaqen dy duar të shtrënguara fort, një gjest i thjeshtë, por me një mesazh të fuqishëm dashurie. Detaji që ka marrë gjithë vëmendjen është tatuazhi i ri në parakrahun e tij, ku lexohet qartë emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”.
Mesa duket, Krishtlindjet e kaluara kanë shënuar fillimin e kësaj historie dashurie, e cila për Besin duket se ka një domethënie shumë më të thellë. Në sfond, aktori ka zgjedhur këngën “I’ll Love You Forever”, duke lënë të kuptohet se kjo lidhje nuk është aspak kalimtare.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Poshtë emrit dhe datës, Besi ka shtuar edhe një frazë poetike që ka ngjallur kureshtje dhe emocione: “Trëndafil në kohë lufte”. Një dedikim që sugjeron se kjo dashuri ka lindur në një periudhë sfiduese të jetës së tij, por ka arritur të lulëzojë.
Burime për “Prive By Liberta Spahiu” bëjnë të ditur se kjo romancë nuk është e re. Besi dhe partnerja e tij kanë qenë së bashku prej disa muajsh, por kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut deri tani.
Me këtë veprim, Bes Kallaku duket se ka dhënë sinjalin më të qartë se kur dashuron, dashuron pa rezerva – madje aq fort, sa ta gdhendë dashurinë në lëkurë.







