Prej disa ditësh, postimet e Bes Kallakut në rrjetet sociale kanë ngjallur kureshtje dhe spekulime të shumta mes ndjekësve. Foto enigmatike, mesazhe emocionale dhe një tatuazh misterioz lanë të kuptohej se diçka e rëndësishme po ndodhte në jetën personale të aktorit.
Tashmë, çdo dyshim ka marrë fund. Gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Bes Kallaku vendosi të flasë hapur dhe të zbulojë publikisht personin që i ka rikthyer buzëqeshjen dhe qetësinë shpirtërore.
Përpara publikut, aktori ndau një rrëfim tejet të ndjerë, duke u shndërruar në një deklaratë dashurie që preku të pranishmit:
“Jini falënderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë publikun të qeshë, por kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Ju më keni pyetur shumë për tatuazhin që kam bërë dhe dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që ma riktheu buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Pas këtyre fjalëve, mesazhi ishte i qartë. Ejona është emri që fshihet pas ndryshimit të dukshëm në jetën e Bes Kallakut, duke e bërë atë të shfaqet më i lumtur dhe më i qetë se kurrë më parë.
Në fakt, gjithçka nisi disa javë më parë, kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi të ri, ku dallohej emri i një gruaje dhe një datë e veçantë, shoqëruar me një këngë romantike. Postimi u bë menjëherë viral dhe ndezi aludime të shumta, të cilat tani marrin konfirmimin zyrtar.
Pas kësaj deklarate publike, ndjekësit presin me kureshtje që Besi të ndajë edhe më shumë detaje apo ndonjë foto të partneres që i ka rrëmbyer zemrën.






