Site logo

Ntreg

Ekskluzive: Heidi Baci shfaqet krah mashkullit misterioz pas ndarjes nga Romeo

Ekskluzive: Heidi Baci shfaqet krah mashkullit misterioz pas ndarjes nga Romeo

Pas ndarjes së bujshme nga Romeo Veshaj, ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Heidi Baci, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Ajo publikoi në Instagram disa foto krah modelit italian Vittorio Mennozi, duke ndezur spekulimet për një lidhje të mundshme. Dyshja janë parë në Milano, ku duket se ndoqën së bashku një shfaqje mode.

Heidi dhe Vittorio njihen edhe nga koha e tyre në shtëpinë e Grande Fratello, ku kishin një marrëdhënie mjaft të ngushtë. Kjo duket të jetë dalja e parë publike e Heidit pranë një mashkulli pas ndarjes nga Romeo, që u konfirmua disa javë më parë kur ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Romeo është treguar më i rezervuar dhe më pak aktiv në rrjetet sociale që nga përfundimi i romancës.

Të fundit