Me vetëm pak javë që na ndajnë nga nisja e edicionit të pestë të reality show-it më të ndjekur në vend, atmosfera po nxehet dita-ditës.
Së fundmi, producentja dhe trashëgimtarja e Top Media-s, Sara Hoxha, ka vendosur t’u japë fansave një shije të vogël nga ajo që po përgatitet.
Në një postim në Instastory, ajo ka ndarë një fragment nga shtëpia e re e Big Brother VIP Albania, duke ngjallur edhe më shumë kureshtje.
Në foto shihet një mur i dekoruar me pllaka pasqyre në nuancë blu/tirkiz, element që lë të kuptohet se edhe këtë vit dizajni modern dhe luksin nuk do të mungojnë.
Në pasqyrime shfaqen edhe punëtorët, duke konfirmuar se punimet kanë hyrë në fazën e fundit dhe shtëpia ikonike po i afrohet formës së saj finale.

