Site logo

Ntreg

Elgiti tradhëton Klean?! Ja vajza misterioze nga Lushnja që po përflitet për lidhjen me këngëtarin!

Elgiti tradhëton Klean?! Ja vajza misterioze nga Lushnja që po përflitet për lidhjen me këngëtarin!

Në skenën e showbizit shqiptar po qarkullon një lajm që ka befasuar publikun: këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja e njohur Klea Huta mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa-vjeçare.
Këtë pretendim e bëri publik gazetari Elton Tozaj në studion e MCN TV, duke deklaruar se çifti është ndarë dhe se në prapaskenë mund të fshihet një tradhti.

Sipas Tozajt, Elgiti thuhet se ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja, ndërsa gjatë verës ai është parë shpeshherë duke udhëtuar drejt jugut dhe më pas në Tiranë.
“Flitet për një marrëdhënie të ftohtë mes Kleas dhe Elgitit. Madje përflitet se Elgiti është përfshirë në një raport tjetër, mjaft të dyshimtë, me një vajzë nga Lushnja,” – deklaroi gazetari në emision.

Fansat kanë vënë re gjithashtu se në rrjetet sociale mungojnë prej kohësh postimet e përbashkëta të çiftit, që dikur shfaqeshin vazhdimisht në momente të ëmbla familjare me djalin e tyre, Krid.

Deri më tani, as Klea Huta dhe as Elgit Doda nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre zërave, duke e lënë publikun në pritje për të mësuar të vërtetën pas kësaj historie që po ngjall shumë kuriozitet.

Të fundit