Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka hapur me sukses natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSh, duke sjellë emocione, elegancë dhe një atmosferë festive në skenën më prestigjioze të muzikës shqiptare.
Edhe këtë vit, Elhaida është përzgjedhur në rolin e drejtoreshës artistike të festivalit, detyrë që e mban për të dytin vit radhazi. Ky besim i vazhdueshëm konfirmon profesionalizmin dhe ndikimin e saj në skenën muzikore shqiptare.
Festivali i Këngës po zhvillohet në kuadër të edicioni të 64-të, duke bashkuar artistë të afirmuar dhe talente të reja, të cilët do të konkurrojnë përgjatë disa netëve për çmimin e madh.
Gjatë daljes së saj në skenë, Elhaida Dani mori vëmendjen e publikut edhe me paraqitjen elegante, e veshur me një fustan ngjyrë blu, që u komentua gjerësisht për stilin dhe finesën.
Në përfundim të performancës, këngëtarja uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun me fjalët: “Me këmbë të mbarë”, duke hapur zyrtarisht festivalin.
Nata e parë u karakterizua nga emocione të forta dhe pritshmëri të larta, ndërsa organizatorët premtojnë surpriza dhe performanca të veçanta edhe në netët në vijim.
Festivali i Këngës këtë vit drejtohet nga Arilena Ara dhe aktori i njohur Salsano Rrapi, të cilët sjellin energji dhe dinamizëm në moderim.






