Site logo

Ntreg

Elhaida Dani rrëfehet pas “Dancing With the Stars”: “Nuk e fitova, por ndjeva se më ishte bërë e padrejtë”

Elhaida Dani rrëfehet pas “Dancing With the Stars”: “Nuk e fitova, por ndjeva se më ishte bërë e padrejtë”

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani i është rikthyer së fundmi një prej eksperiencave më të komentuara të karrierës së saj televizive – pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing With the Stars Albania”, ku garoi mes viteve 2022 dhe 2023.

E ftuar në emisionin “Andale”Dalina Buzit, ku kjo e fundit ishte edhe anëtare e jurisë gjatë edicionit të spektaklit, Elhaida foli me sinqeritet për ndjesitë e saj pas përfundimit të garës, ku fituese u shpall Sara Hoxha.

“Mendoj se më ishte bërë një padrejtësi, të paktën në mendjen time… ndoshta ka qenë korrekte, por unë ashtu e ndjeva,” – tha këngëtarja me buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se rezultati nuk i kishte lënë shije të mirë.

Dalina Buzin, nga ana tjetër, reagoi menjëherë duke e mbrojtur vendimin e jurisë:

“Nuk ishte padrejtësi, dhe këtë ta kam thënë edhe privatisht. Do t’i qëndroj deri në fund. Megjithatë ke plotësisht të drejtë të mërzitesh, sepse ke qenë kërcimtarja më e mirë,” – tha moderatorja dhe producentja.

Elhaida shtoi se përtej garës, e ndjeu se pjesëmarrja e saj u përdor në mënyra që nuk i pëlqyen, duke aluduar për aspektet private të jetës së saj që dolën në pah gjatë spektaklit:

“Ndjeva sikur diçka personale u përdor në një mënyrë që nuk doja. Isha e fokusuar në karrierë, por u detyrova të tregoja disa anë të jetës sime private.”

Megjithatë, mes gjithë emocioneve dhe polemikave, artistja e talentuar gjeti edhe dashurinë – gjatë spektaklit ajo u njoh me balerinin Ledian Agallijaj, me të cilin vazhdon të ndajë jetën sot.

Të fundit