Site logo

Ntreg

Elsa Lila: Qetësia ime varet nga personi që kam përballë – A e kishte me Arbanën?

Elsa Lila: Qetësia ime varet nga personi që kam përballë – A e kishte me Arbanën?

Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dy paraqitjeve të saj të fundit publike — në podcastet e Grida Dumës dhe Arbana Osmanit.

Artistja, e cila prej vitesh cilësohet si një nga zërat më të rrallë dhe më të respektuar të muzikës shqiptare, ka folur në të dyja intervistat për jetën personale, karrierën, sukseset dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite.

Megjithatë, ajo që ka ndezur rrjetin nuk është vetëm përmbajtja e bisedave, por ndryshimi i tonit dhe qëndrimit të Elsës në intervistën me Arbana Osmanin.

Në rrjete sociale janë shtuar komentet që theksojnë se këngëtarja është shfaqur më e tensionuar dhe më e rezervuar, në krahasim me mënyrën e saj më të qetë e të natyrshme gjatë podcastit me Grida Dumën.

Një ndjekës shkroi në komente:

“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, por në këtë podcast (me Arbanën) duket sikur je munduar të vetë-korrigjohesh. Gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”

Në vend që ta injoronte, Elsa vendosi të përgjigjej vetë, duke sqaruar me qetësi situatën dhe duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë ndryshim të qëllimshëm në sjellje:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë”, – shkroi ajo.

Përgjigjja e Elsës është parë nga shumë ndjekës si një thumb i lehtë ndaj moderatores Arbana Osmani, duke nënkuptuar se atmosfera dhe “energjia” përballë saj mund të ketë ndikuar në mënyrën e komunikimit të artistes.

Të fundit