Site logo

Ntreg

Elton Ilirjani paralajmëron kaos në BBVA 5: “Do kapja dy dhe do ua dridhja me një të tretë!”

Elton Ilirjani nuk e përjashton hyrjen në “Big Brother VIP 5”: “Do kapja jo një, por dy partnerë”

Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, ku foli për mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

I pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse mund të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ilirjani nuk e mohoi mundësinë, por vuri edhe disa kushte për pjesëmarrjen e tij. Ai tha se, për ta marrë në konsideratë, duhet që në shtëpi të ketë vajza dhe djem me background artistik, si dhe djem mendjehapur e sfidues.

Në stilin e tij të njohur provokues, Ilirjani bëri edhe deklarata që tërhoqën vëmendje. Teksa fliste për mënyrën se si do e luante lojën, ai u shpreh:
“Do të kapja jo një, por dy persona aty, dhe do ua dridhja të dyve me një të tretë.”

I pyetur se si e shihte veten në lojë, ai tha se do të ishte një provokator dhe strateg, duke shtuar me humor se gjatë ditës do të bënte të gjitha intrigat, ndërsa natën do të luante në heshtje.

Ilirjani theksoi gjithashtu se beson te dashuritë që lindin në reality show, duke shtuar se për çmimin e madh do të bënte gjithçka, pa kufizime. Megjithatë, pjesëmarrja e tij do të varet nga përbërja e konkurrentëve dhe energjia që ata sjellin në shtëpi.

Elton Ilirjani paralajmëron kaos në BBVA 5: “Do kapja dy dhe do ua dridhja me një të tretë!”

Të fundit