Gazetari i njohur i kronikës rozë, Elton Tozaj, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një tjetër deklaratë të fortë, vetëm dy ditë pas sulmit të rëndë që ndodhi ndaj tij në Tiranë.
Pas incidentit, i cili sipas tij lidhet me qëndrimet dhe deklaratat publike që ka bërë ndër vite, Tozaj ka reaguar duke theksuar se pavarësisht momentit të vështirë që ka kaluar, ai është rikthyer më i vendosur se kurrë në gazetari dhe debatet publike.
Në një intervistë të fundit, Tozaj ka hedhur në publik një informacion që ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta, duke zbuluar një detaj të panjohur më parë nga “Big Brother VIP Albania 5”. Sipas tij, mes dy banorëve të njohur, Mirit dhe Lornës, ka ekzistuar një histori e mëparshme intime.
Gazetari deklaron se bëhet fjalë për një marrëdhënie të shkurtër, e cila ka ndodhur vite më parë dhe ka mbetur e fshehur si për banorët e tjerë ashtu edhe për publikun e gjerë.
“Miri me Lornën kanë pasur një one-night stand. Në atë kohë, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër klube nate, ajo punonte si MC”, është shprehur Tozaj.
I njohur për deklaratat e tij shpeshherë sensacionale, Elton Tozaj ka theksuar se do të vazhdojë të sjellë informacione ekskluzive për publikun, duke shtuar se pas ngjarjes së fundit ndihet më i fortë dhe më i motivuar për të bërë atë që di më mirë: të flasë hapur dhe të zbulojë prapaskenat e botës VIP.






