Eni Cobani rrëfen: “Kam menduar ta lë ‘Shihemi në gjyq’ nga presionet e mëdha!”

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve të angazhimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Në një video të publikuar me Ardit Gjebrean, Cobani rrëfeu se ka pasur momente kur ka menduar seriozisht të ndërpresë programin për shkak të presioneve të mëdha që, sipas saj, kanë ardhur nga persona me ndikim në vend.

“Kam dashur që të mos e bëj më rubrikën ‘Shihemi në gjyq’. Unë jam një person që kam mbajtur shumë presion. Kanë dashur të mos flas. Njerëz të fuqishëm në Shqipëri iu janë afruar njeriut tim me presione shumë të forta. Kanë dashur të më shohin të rrëzuar, përtokë, që të mos flas më,” – deklaroi ajo me emocion.

Megjithatë, Eni Cobani theksoi vendosmërinë e saj për të vazhduar misionin që ka nisur prej vitesh:
“Unë jam betuar që do të marr përsipër problemet e njerëzve.”

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka shprehur mbështetje për qëndrueshmërinë dhe guximin e saj, duke vlerësuar rëndësinë që “Shihemi në gjyq” ka pasur në adresimin e halleve të qytetarëve shqiptarë.

Të fundit