Site logo

Ntreg

Enxhi Nasufi thyen heshtjen pas sherrit me Neada Muçaj: ‘E kalova vetë, nuk më ndal askush’

Enxhi Nasufi thyen heshtjen pas sherrit me Neada Muçaj: ‘E kalova vetë, nuk më ndal askush’

Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi ka reaguar për herë të parë pas zhurmës së krijuar rreth lajmeve për një konflikt fizik me ish-kolegen e saj, Neada Muçajn. Në një intervistë të fundit, Enxhi tregoi se situata e ka prekur më shumë për shkak të reagimit të nënës së saj, por shtoi se gjithçka e ka përballuar me qetësi dhe vendosmëri.

“Pas gjithë asaj zallamahie në portale, shkova në shtëpi dhe e përballova vetë. I thashë mamit ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova situatën. Ajo i kishte lexuar të gjitha. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’,” – rrëfeu Enxhi.

Ajo theksoi se nuk ka lejuar që lajmet e ditëve të fundit ta pengojnë në punën e saj.
“Nuk ka ndodhur asgjë. Ti e di që jam shumë kokëfortë, shumë e fortë. Kam plane, kam punë për të bërë dhe do vazhdoj t’i bëj. Nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon,” – u shpreh artistja, duke dhënë mesazhin e saj të parë pas përfoljeve.

Të fundit