Edicioni i pestë i Big Brother Vip Albania pritet të nisë nën hijen e një humbjeje të madhe, pasi këngëtari i njohur Shpat Kasapi – i cili ishte përfolur si pjesë e kastit – u nda nga jeta papritur.
Pas publikimit të datës së nisjes dhe disa prej emrave që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Janë zbuluar dy personazhe të tjerë që do t’i shtohen listës së banorëve.
Së pari, Erik Fullani, partneri aktual i Sara Hoxhës (ish-partnerja e Ledrit), duket se do të provojë veten në të njëjtin televizion ku ka shkëlqyer edhe e dashura e tij. Ky emër ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, duke ditur historinë e njohur të Sarës dhe Ledrit.
Ndërkohë, një tjetër banore që pritet të hyjë në format është Santana Çomorra, gazetare e revistës “Living” dhe ish-pjesë e programit “Ditë pas dite” në RTSH. Edhe pse nuk është shumë e njohur për publikun e gjerë, ajo ka filluar së fundmi të shfaqet më tepër në intervista, duke rritur prezencën e saj mediatike.
Pas konfliktit të bujshëm me moderatoren Enxhi Nasufi, edhe Neada Muça pritet të jetë pjesë e BBVA. Meqë debatet janë pjesë e pandashme e formatit, duket se Neada i ka nisur “provat” e saj që jashtë, me sherrin që bëri shumë zhurmë në rrjet.






