Site logo

Ntreg

Erjola Doçi përplaset me ndjekësin që e kritikon për fotot: “Ku t’i…”

Moderatorja dhe personazhi i njohur televiziv, Erjola Doçi, është përfshirë në një përplasje virtuale me një komentues në Instagram, pas publikimit të disa fotove nga plazhi ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Një ndjekës kishte komentuar me kritika ndaj stilit të saj të ekspozimit në rrjet:
“Pse e keni dëshirën me nxjerrë …. dhe … në foto se kuptoj,” shkroi ai.

Por Erjola nuk e la pa përgjigje, duke reaguar me ironi dhe vendosmëri:
“Sepse s’kam ku t’i çoj, si thua t’i heq nga trupi, t’i prej? Por do e kem parasysh që të vesh pantallona dhe golf në plazh.”

Reagimi i saj mori menjëherë vëmendje në rrjet, duke u përshëndetur nga ndjekësit që e mbështesin për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe për mënyrën se si përballon komentet negative.

Erjola Doçi është një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar, jo vetëm për angazhimet televizive, por edhe për stilin e saj të guximshëm dhe fotot provokuese që ndan shpesh me publikun.

Të fundit