I ftuar në episodin e katërt të emisionit “Flet” me Ilnisa Agollin, aktori, producenti dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ndau disa rrëfime të sinqerta dhe të papritura nga jeta e tij personale dhe profesionale. Ai foli për vështirësitë ekonomike në fëmijëri, mungesën e vetëbesimit dhe mënyrën se si e ka ndërtuar suksesin – jo vetëm si artist, por edhe si biznesmen.
🧒 Në një moment reflektues, Ermal Mamaqi kujtoi:
“Në shkollën 8-vjeçare kam qenë një nga ata djemtë ‘loosers’ të klasës. Vinim nga një familje intelektualësh me rroga të vogla. E kam pasur ëndërr gjithmonë të rrija me VIP-at e klasës.”
🎙 I pyetur për artistët që nuk kanë mundësi financiare sot, Mamaqi tha troç:
“Ka artistë që vuajnë, sepse mendojnë që nuk duhet të shiten. Por unë besoj se nëse ti nuk shitesh, ti nuk vlen.”
Ai e sqaroi se kjo nuk ka të bëjë me kompromisin moral, por me aftësinë për të kuptuar se si ta prezantosh, promovosh dhe vlerësosh veten në një treg të lirë:
“Sot ka çdo mundësi për të mësuar si të shesësh. Problemi nuk është më sistemi, por mentaliteti.”
🤝 Në lidhje me rrethin e tij të tanishëm shoqëror, ai theksoi se kolegët e tij nuk janë më vetëm artistët:
“Sot kolegët e mi janë biznesmenët. Por ata që përzgjedh janë ata që kanë vlera njerëzore, fokus te rritja dhe pozitiviteti.”






