Moderatorja e njohur Egli Tako ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan në rrjet lidhur me një fejesë të mundshme të saj. Shkak për zërat u bë një video e publikuar një ditë më parë në Instagram, ku ndjekësit vunë re një unazë në gishtin e saj, duke ngritur menjëherë dyshime për një hap të ri në jetën sentimentale të moderatores.
Por Egli vendosi të sqarojë gjithçka. Me një reagim të drejtpërdrejtë, ajo tha se unaza nuk ka asnjë lidhje me një partner. Sipas saj, bizhuteria me diamant natyral dhe flori 18 karat është një dhuratë që ia ka bërë vetes për fundvit.
“Tek videoja që postova dje, shumë më kanë pyetur për unazën… është dhurata më e bukur që mund t’i bëja vetes këtë fundvit,” shkroi ajo, duke theksuar se e ka blerë vetë.
Me këtë sqarim, Egli i ka mbyllur thashethemet duke konfirmuar se nuk bëhet fjalë për fejesë, por për një simbol të vlerësimit personal.







