Reperi i njohur G-Bani, ish-banori i “Big Brother VIP”, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë ndezur rrjetin. I ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai foli hapur për raportet me disa nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit shqiptar — dhe fjalët e tij nuk ishin aspak diplomatike.
Fillimisht, G-Bani sqaroi arsyen e largimit nga “Kënga Magjike”, duke mohuar zërat se gjithçka ishte bërë për vëmendje mediatike:
“Jo, jo, unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. Ndoshta u nxitova, por dua të ndjej energjinë e mirë — ta kishin bërë promon siç duhej”, – u shpreh ai.
Por momenti që bëri më shumë bujë ishte sfida imagjinare në ashensor, e krijuar nga teknologjia e inteligjencës artificiale, ku G-Bani u vendos “përballë” Noizyt, MC Kreshës dhe Getoar Selimit.
Kur u pyet si do të sillej me ta, ai nuk u përmbajt:
“Noizy është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë,” – tha G-Bani me ton të prerë.
As MC Kresha nuk i shpëtoi kritikës:
“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”
Ndërsa për Getoarin, deklarata ishte edhe më e drejtpërdrejtë:
“Është djalë i keq, shumë i keq.”
Këto komente kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjet, me fansat që po ndahen mes mbështetjes dhe kritikave ndaj reperit, i cili njihet për natyrën e tij pa filtra.






