Site logo

Ntreg

Është shtatzënë? Xheneta flet për herë të parë

Është shtatzënë? Xheneta flet për herë të parë

Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi rrjeti u mbush me lajme se ajo mund të ishte shtatzënë.

Për disa orë, portalet dhe rrjetet sociale shpërndanë aludime, por artistja vendosi të reagojë menjëherë. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, Xheneta i ka quajtur spekulime të pavërteta të gjitha ato që po qarkullojnë:

“Nuk e di pse shpikni çdo ditë diçka të re për mua. Nuk jam shtatzënë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në atë që po qarkullon. Thjesht kam humbur peshë kohëve të fundit”, – shkroi ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se lajmet e mira do t’i ndajë vetë, në kohën e duhur:
“Gjërat e mira kanë kohën e vet, dhe kur të vijë momenti do e tregoj unë, jo portalet”.

Me këtë reagim, Xheneta i mbylli thashethemet, duke rikujtuar se jeta e saj private i përket vetëm asaj dhe askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të saj.

Të fundit