Pak hapa larg ritmit të vrullshëm të Tiranës, fshihet një adresë që për shumë gra është kthyer në ritual, besim dhe luks i përditshëm: Estetikë Meli. Një oaz ku bukuria nuk është thjesht shërbim, por eksperiencë.
E pozicionuar në Rrugën e Dibrës, pranë Observatorit, kjo hapësirë elegante mirëpret prej vitesh zonja që e konsiderojnë kujdesin ndaj vetes një formë arti. Që në momentin kur kalon pragun, kupton se këtu çdo detaj është menduar me finesë: ambientet e ndritshme, pastërtia e pakrahasueshme dhe atmosfera relaksuese krijojnë ndjesinë e një “escape” urban – një oaz i vogël në mes të përditshmërisë.

Prej shumë vitesh një emër i konsoliduar në fushën e estetikës, Estetikë Meli ofron një gamë të plotë shërbimesh: nga parukeria profesionale, make up-i i sofistikuar dhe modelimi perfekt i vetullave, tek trajtimet e avancuara për fytyrën dhe trupin, solar, kujdesi për thonjtë dhe masazhe relaksuese që rigjallërojnë shqisat. Çdo shërbim realizohet me produkte cilësore dhe me një perfeksionizëm që reflektohet në rezultat.
“Kam shumë vite kliente tek Meli dhe për sa kohë të jetoj në Shqipëri, nuk do ta ndërroja asnjëherë,” shprehet një prej klienteve besnike – një dëshmi që flet më shumë se çdo slogan.
Një tjetër shton: “Vështirë të gjesh një punë kaq profesionale dhe një staf kaq të dedikuar.”
Sekreti? Një ekip që punon me pasion, përkushtim dhe vëmendje ndaj çdo detaji.
Dyert janë të hapura çdo ditë nga ora 09:00 deri në 21:00, duke ofruar fleksibilitet për gratë dinamike të kryeqytetit. Takimet mund të rezervohen paraprakisht ne +355 69 209 4433 ose mund të paraqiteni personalisht për të zbuluar nga afër një standard shërbimi që rrallë gjendet.
Në një qytet ku zgjedhjet janë të shumta, por cilësia jo gjithmonë e garantuar, Estetikë Meli mbetet një emër i besuar – një destinacion bukurie për ato që nuk bëjnë kompromis me veten.
