Historia mes Brikenës dhe Mateos, e trajtuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në publik, por edhe jashtë shtëpisë. Menjëherë pas transmetimit të prime-it, familja e Brikenës ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e tyre, familjarët shprehen të zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar kjo histori, duke theksuar se ekzistonte një marrëveshje e qartë për të mos rikthyer apo diskutuar të kaluarën. Sipas tyre, fjalët e dhëna duhet të respektohen, pavarësisht presionit të lojës apo situatave televizive.
Familja nënvizon se çështjet personale dhe ngjarjet e së kaluarës nuk duhet të shfrytëzohen si strategji loje apo për përfitim publik, duke lënë të kuptohet se trajtimi i historisë ka kaluar kufijtë e etikës.
Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin familjen e Brikenës dhe atyre që mendojnë se çdo histori brenda shtëpisë është pjesë e lojës.







