Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të dashura dhe më të komentuar të showbizit shqiptar.
Së fundmi, ata kanë ndarë me ndjekësit momente të ëmbla familjare, ku shfaqen për herë të rrallë së bashku me vajzën e tyre, Lunën.
Në videot e publikuara nga një aheng familjar, Luizi dhe Kiara duken të lumtur dhe plot dashuri, ndërsa Luna qëndron pranë tyre duke marrë gjithë vëmendjen. Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve që i kanë mbuluar me komente pozitive.
“Shikoni si shkëlqejnë kur janë bashkë”, “Familja më e bukur shqiptare” – janë vetëm disa nga komentet që po qarkullojnë në rrjet.
Në çdo paraqitje të tyre publike, Luizi dhe Kiara tregojnë se po e jetojnë me plot dashuri këtë kapitull të ri në jetën e tyre si prindër të Lunës së vogël, ndërsa fansat mezi presin çdo moment të ri nga familja e tyre e adhurueshme.






