Site logo

Ntreg

Fansat në dilemë: Sara Gjordeni drejt kolltukut të opinionistes në Big Brother VIP 5?

Fansat në dilemë: Sara Gjordeni drejt kolltukut të opinionistes në Big Brother VIP 5?

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka ndezur rrjetet sociale me një postim enigmatik, që shumë fansa e kanë lidhur me rikthimin e saj në spektaklin më të ndjekur televiziv në Shqipëri.

Sara publikoi një foto simbolike, ku në qendër ishte syrin — një imazh që kujton logon karakteristike të Big Brother-it. Ky detaj i vogël mjaftoi për të ngritur aludime të shumta se ish-banorja mund të jetë pjesë e sezonit të pestë të formatit.

Në një emision radiofonik në “Albania Radio”, moderatorja dhe ish-banorja e BBV-së, Livia Brunga, komentoi postimin e Sarës, duke ngritur pyetjen që po bëhet virale:

“Mos ndoshta Sara do të jetë opinionistja e re e Big Brother VIP apo e BBV Fan Club, ose ndoshta vetë moderatorja?”

Situata mori edhe më shumë vëmendje kur Sara ripostoi këtë moment në Instastory, duke shtuar përshkrimin ironik: “Më pëlqeni goca, më pëlqeni!” — një reagim që nuk e mohoi aspak zërat, përkundrazi, i shtoi edhe më shumë dyshimet.

Fansat po spekulojnë nëse ky mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri televiziv për Sarën, ndoshta në rolin e opinionistes që mund të zë vendin e Arbër Hajdarit në sezonin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania 5.

Të fundit