Pranvera, influencuesja shqiptare e njohur në TikTok, ka ngjallur kureshtje të madhe tek fansat pas një seance pyetjesh në Instagram. Një ndjekës e pyeti direkt nëse ka mundësi ta shohim në Big Brother VIP Kosova, dhe përgjigjja e saj ishte intrigante:
“Hmm” – duke etiketuar partnerin e saj, Marjanin.
Megjithatë, kur iu bë një pyetje më e drejtpërdrejtë për rikthimin në ekran, Pranvera e pranoi me vendosmëri:
“JO! Nuk është në planet e mia për momentin.”
Çifti, i cili disa muaj më parë u bë prind i vogëlushit Janin, duket se ka fokusin kryesor tek familja e re, por kjo nuk e ka ndaluar publikun të spekulojë për një pjesëmarrje të mundshme në reality show-n më të ndjekur të Kosovës.
Fansat tashmë janë të ndarë mes shpresës dhe dyshimit, ndërsa çdo lëvizje e çiftit në rrjetet sociale nxitet të interpretohet si një tregues i mundshëm për BBVIP.






