Reality show më i ndjekur i momentit, Ferma VIP 2, ka hyrë zyrtarisht në fazën më të nxehtë: atë të numërimit mbrapsht drejt finales së madhe. Data 20 qershor pritet të jetë dita ku njëri nga fermerët do të shpallet fitues i sezonit, pas tre muajsh izolimi, përballjesh dhe lidhjesh të reja mes banorëve.
Por përpara se të zbulohet emri i fituesit, publiku dhe fermerët janë në pritje të shpalljes së finalistit të parë – një moment që po krijon tension dhe emocion brenda fermës, por edhe jashtë saj.
Në garë për këtë pozicion të privilegjuar janë:
Erandi, Elinara, Andrea, Ester, Andueli, Nena, Ylli, Big Mama dhe Big Basta.

Të gjithë kanë dhënë maksimumin e tyre në lojë, por vetëm njëri do të sigurojë vendin e parë në finale.
Publiku tashmë po bëhet gati të vendosë me votën e tij: Kush do ta kapë i pari finalen?






