Reperi i njohur Fero ka bërë të ditur se aktualisht nuk ndodhet në një lidhje dashurie, duke theksuar se fokusi i tij kryesor është karriera muzikore. Këtë ai e deklaroi gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse ka dikë në jetën e tij, Fero mohoi:
“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin…sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste
Deklarata e tij bie në kontrast me raportimet e mëparshme, ku reperi kishte konfirmuar një martesë të dytë përmes rrjeteve sociale.
Pas një pauze dyvjeçare, gjatë së cilës u përkushtua edhe për reflektim dhe angazhim në fenë islame, Fero ka rikthyer muzikën dhe ka folur gjithashtu për problemet personale me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli, duke përfshirë edhe çështjet e kujdestarisë së vajzës së tyre.
