Fifi shpërthen në lot LIVE: ‘Mos ma përmendni djalin!’ – çfarë po ndodh në festival?

Fifi shpërthen në lot LIVE: ‘Mos ma përmendni djalin!’ – çfarë po ndodh në festival?

Këngëtarja e njohur Fifi u shfaq e përlotur gjatë një transmetimi live në Instagram, mbrëmjen e sotme. Ajo ishte futur fillimisht për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH, ku këtë vit konkuron në duet me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që tashmë ka marrë vëmendje të madhe dhe komente pozitive nga publiku.

Por transmetimi mori një kthesë të papritur. Fifi u duk e ngarkuar emocionalisht dhe në një moment nuk arriti të mbante lotët, duke lënë të nënkuptohet se po përballet me presione dhe situata të padrejta të krijuara rreth festivalit. Ajo përmendi një “orkestrim” që, sipas saj, po e vështirëson rrugëtimin dhe po i shton stresin në mënyrë të panevojshme.

Momenti më i rëndë ndodhi kur ndjekësit përmendën në komente djalin e saj. Kjo e preku thellë artisten, e cila me zë të dridhur pyeti pse fëmija i saj i mitur po përfshihet në debate që kanë të bëjnë vetëm me punën e saj artistike.

Çka ju ka ba djali jem? Kujt po ia prish balancën në festival?” – u shpreh ajo mes lotësh, duke kërkuar me ngulm që familja e saj të mos preket nga komentet apo polemikat.

Fansat reaguan menjëherë duke e përkrahur, ndërsa Fifi dhe Tiri mbeten një nga duetet më të komentuar dhe më të pritur të këtij edicioni.

Të fundit