Stresi ngjall reagime me një postim në Instagram që përmend ish-partneren Kejsi
Reperi i njohur Stresi ka ndezur rrjetet sociale me një story të fundit në Instagram, ku ndan një pjesë të një bisede private. Në mesazh, një person i propozon një takim në jug, me fjalët: “Po të kisha fiksim, do vija.” Reperi ia kthen me një koment të shkruar në mënyrë të theksuar: “Fixim kam vetëm BKC-n.”
Pikërisht përmendja e “BKC” ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit, të cilët e kanë lidhur menjëherë me ish-të dashurën e tij, Kejsi, e cila përdor këtë emër si pseudonim në rrjetin social Instagram.
Ende nuk është e qartë nëse postimi i Stresit përbën një përpjekje për t’u rilidhur me Kejsin apo nëse bëhet fjalë për një reagim ironik ndaj mesazheve që ai merr. Megjithatë, reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke i dhënë edhe një herë vëmendje marrëdhënies së komentuar shpesh mes dyshes.







