Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka reaguar së fundmi ndaj valës së komenteve negative që ka marrë në rrjete sociale, veçanërisht nga profile të rreme. Përmes një reagimi të sinqertë në rrjetet e saj sociale, ajo ndan zhgënjimin për mënyrën si po paragjykohen angazhimet e saj të fundit në muzikë, ku përveç si këngëtare, po vepron edhe si producente.
“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shprehet Fifi, duke iu referuar punës së saj me projektin më të ri muzikor që po sjell në bashkëpunim me këngëtaren Egli.
Ajo bën të ditur se kënga e re, me titull “Jete”, do të publikohet nesër në orën 18:00 dhe përfaqëson, sipas saj, një rikthim të merituar të Eglit në skenën muzikore. Fifi thekson se Egli nuk po paraqitet si një figurë influencuese e rrjeteve sociale, por si “një artiste e vërtetë”.
Në përmbyllje, ajo përcjell edhe një mesazh pozitiv për ndjekësit:
“LOVE YOU GUYS… FIFI”, duke treguar qartë përkushtimin dhe pasionin e saj për muzikën dhe për ata që e mbështesin.







