Film për të rritur? Ledri ka vetëm një kusht për të pranuar rolin

Reperi i njohur Ledri Vula, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, ka dhënë një përgjigje interesante gjatë një interviste të fundit.

I pyetur nga moderatori nëse do të pranohej një rol në një film me përmbajtje erotike, Ledri u tregua i rezervuar, por nuk e përjashtoi krejtësisht mundësinë.

“Nëse të propozojnë të luash në një film për të rritur, çfarë do të bëje?”, ishte pyetja.

Ledri u përgjigj me humor: “Po varet prej protagonistes.”

Por kur u pyet nëse do ta pranonte një rol solo në të njëjtin kontekst, ai u tërhoq menjëherë:
“Jo, jo, faleminderit,” u shpreh me qetësi.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë komentuar me ironi, humor dhe kuriozitet.

Të fundit