Site logo

Ntreg

“Fjalë që thonë shumë: Loredana i thotë Noizyt ‘mbrojtësi im’”

Loredana dhe Noizy nuk kanë qenë kurrë thjesht bashkëpunëtorë muzikorë. Mes tyre është ndërtuar ndër vite një miqësi e fortë, që ka shkuar përtej skenës dhe bashkëpunimeve artistike – një marrëdhënie që fansat e kanë ndjerë dhe vlerësuar që në fillimet e saj.

Pas projekteve të suksesshme dhe shumë momenteve të përbashkëta publike, duket se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë. Së fundmi, Loredana ka ndarë në rrjetet sociale një video të realizuar nga fansat, ku dëgjohet Noizy duke folur me superlativa për të.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është përshkrimi që vetë Loredana ka vendosur në video: “Mbrojtësi im”, një epitet i ngrohtë dhe i ndjeshëm që tregon vendin e rëndësishëm që Noizy ka në jetën e saj.

“Fjalë që thonë shumë: Loredana i thotë Noizyt ‘mbrojtësi im’”

Në përshkrimin e postimit origjinal nga fansat, marrëdhënia e tyre përshkruhej si “miqësia më e mirë ndonjëherë”, një ndjenjë që ndoshta e ndajnë edhe shumë prej ndjekësve të tyre.

Në një botë ku marrëdhëniet shpesh zbehen sapo fiket drita e skenës, raporti i tyre duket i bazuar në respekt, besim dhe vlera që zgjasin në kohë.

Të fundit