Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka prekur publikun gjatë një koncerti në Evropë, ku përveç performancës energjike, ndau me fansat edhe një copëz nga gjendja e tij emocionale. I pranishëm në një nga mbrëmjet muzikore që po zhvillon në turneun europian, këngëtari u shfaq i ndjerë dhe i hapur me ndjekësit.
Në mes të skenës, para mijëra njerëzve, Gjesti u shpreh me sinqeritet:
“A jeni tu vujt? Unë jam tu vujtë shumë, i kom punët fortë keq.”
Kjo deklaratë e papritur ka ndezur menjëherë aludimet në rrjete sociale, ku shumë fansa dyshojnë se fjalët e tij lidhen me një ndarje të mundshme nga partnerja e tij, Egli Tako. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, ndjekësit janë të ndjeshëm ndaj çdo sinjali që lidhet me marrëdhënien e çiftit të famshëm.
A është ky një apel i dhimbjes së një zemre të lënduar, apo thjesht një moment emocional në skenë? Publiku mbetet në pritje për të mësuar më shumë në ditët në vijim.






