Flirte dhe batuta mes Adionit dhe Fabjolës – momentet që ndezën atmosferën

Adioni dhe Fabjola kanë tërhequr vëmendjen me një moment të afërt dhe plot humor gjatë ditës së sotme, teksa komentuan së bashku një klip të transmetuar në prime. Të dy dukeshin të relaksuar dhe e morën situatën me sportivitet, duke shfaqur një kimi të dukshme mes tyre.

Gjatë bisedës, ata u ndalën veçanërisht te skena pranë pishinës, ku nuk munguan batutat. Adioni rikujtoi me ironi deklaratat e mëparshme të Fabjolës, duke i përmendur se dikur kishte thënë se ai nuk ishte tipi i saj dhe nuk e konsideronte të bukur. Ai i hodhi poshtë këto komente me humor, duke shtuar se të dy janë “krenarë” dhe aktualisht “single”.

Situata u bë edhe më e ngrohtë kur Fabjola reagoi me të qeshura dhe tentoi ta puthte, duke shtuar një dozë flirti në moment. Nga ana tjetër, Adioni e priti me shaka, duke i thënë se “puthja e tretë ishte e tepërt”, çka solli edhe më shumë të qeshura.

Ky episod duket se ka shtuar interesin e publikut për dinamikën mes tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo afrimitet do të zhvillohet më tej në ditët në vijim.

Të fundit