Site logo

Ntreg

Flor Binaj shpallet kandidat, por Luizi e kthen momentin në humor

Flor Binaj shpallet kandidat, por Luizi e kthen momentin në humor

Sot, politika shqiptare mori një kthesë interesante pasi Sali Berisha shpalli zyrtarisht kandidaturën e aktorit të njohur Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme vendore.
Gjatë deklaratës nga selia blu, kreu i PD-së e cilësoi Binajn si “një artist të angazhuar dhe zë të qytetarëve në mbrojtje të kauzave publike”, duke ftuar opozitën të bashkohet përballë sfidës së kryeqytetit.

Por ndërkohë që politika debatohej në studio e portale, rrjetet sociale shpërthyen nga e qeshura pas një reagimi tipik “alla Luizi”.
Fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, postoi një video në Instastory teksa dëgjonte fjalimin e Berishës dhe ndjekte momentin e shpalljes së kandidatit.

Në fund të videos, me batutën që vetëm ai di ta bëjë, Luizi tha:

“Ua thash se tha emrin tim, për Zotin!”
Duke lënë të nënkuptohej me humor se për një çast mendoi se kandidati ishte vetë ai.

Reagimi u përhap me shpejtësi në rrjet, duke marrë qindra komente e shpërndarje.
Fansat e tij e mbushën rrjetin me meme dhe batuta, duke e kthyer momentin në një nga reaksionet më virale të ditës.

Të fundit