Site logo

Ntreg

Flori publikon audion me zërin e Elvanës/ Elvana bën ‘favorites’ videon e Florit

Flori publikon audion me zërin e Elvanës/ Elvana bën ‘favorites’ videon e Florit

Një përdorues në TikTok ka publikuar një edit të këngëtarit dhe producentit Flori Mumajesi, ku shfaqeshin momente të bukura nga bashkëpunimet e tij me Elvana Gjatën.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte fakti se Elvana Gjata e ka shtuar këtë video në “Favorites”, gjë që menjëherë u bë lajm në rrjetet sociale.

Ky reagim i Elvanës vjen vetëm pak ditë pasi Flori publikoi një video me një audio ku dëgjohej zëri i saj, gjë që bëri shumë bujë në rrjetet sociale. Fansat e dyshes kanë reaguar me entuziazëm, duke e parë këtë si një shenjë të mundshme të një ribashkimi artistik mes tyre. Shumë prej tyre po spekulojnë nëse pas këtij gjesti fshihet një projekt i ri muzikor që mund t’i rikthejë Elvanën dhe Florin së bashku në skenë.

Flori publikon audion me zërin e Elvanës/ Elvana bën ‘favorites’ videon e Florit

Të fundit